Lidhje


Pastrim parash dhe falsifikim: Nis në Kosovë gjykimi për krye-gylenistin Klodian Allajbeun

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi ndaj Klodian Allajbeut, aksioner i “American Hospital Kosova”, Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës”, Korab Lluka, Igli Larashi dhe Edlira Malaj, të cilët akuzohen për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimin e parave”.

 

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, të akuzuarit kanë përdorur dokumente të falsifikuara për të justifikuar transaksione mbi 3 milionë euro, duke i paraqitur si të ligjshme në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Gjithashtu, ata dyshohen se kanë nënshkruar kontrata fiktive për të maskuar këto transaksione.

 

Sipas aktakuzës, skema përfshinte:

 
  • Shitblerje fiktive të pajisjeve mjekësore midis kompanive të tyre, përmes “Medbrand KS”, një subjekt që nuk ishte i regjistruar në kohën kur thuhej se ishte kryer transaksioni.
  • Përdorimin e kontratave të falsifikuara për të legjitimuar transaksionet.
  • Transferimin e parave jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, duke i paraqitur si të ligjshme.

Në sallën e gjyqit, Klodian Allajbeu u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi përshpejtimin e procesit, duke u ankuar se akuzat po i shkaktojnë probleme serioze me bankat dhe zyrat juridike ndërkombëtare.

 

Gjatë seancës, mbrojtja e të akuzuarve kërkoi kundërshtimin e provave dhe rrëzimin e aktakuzës, por gjykatësi Vesel Ismaili sqaroi se ndryshimet e reja ligjore nuk e parashikojnë më këtë procedurë.

 

Gjykimi pritet të vazhdojë në javët në vijim, ndërsa të akuzuarit kanë afat 30-ditor për të dorëzuar kundërshtimet e tyre.

 

A do të ketë drejtësi apo do të shohim një tjetër sagë të zgjatur në gjyqësorin ballkanik? Koha do ta tregojë./joq

XS
SM
MD
LG