Presidenti i Kubës: I.zraeli me mbështetjen e SHBA-së synon të shk.atërrojë popullin palestinez

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel deklaroi se Izraeli me mbështetjen e SHBA-së po mundohet të zhduk popullin e Palestinës, transmeton Anadolu. Canel në postimin e tij në rrjetin social X publikoi një foto ku shihen banorët e Gazës duke u zhvendosur dhe dënoi SHBA-në dhe Izraelin.
"Izraeli vazhdon të shkatërrojë popullin palestinez në Gaza me pandëshkueshmëri të plotë të ofruar nga SHBA-ja. Po bombardon spitalet, kampet e refugjatëve dhe objektet e Kombeve të Bashkuara (OKB) në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar", tha presidenti kuban.
Canel, i cili kritikoi SHBA-në edhe në postimin e tij më 19 mars, tha: "Me mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane, Izraeli ka rifilluar bombardimet ndaj Gazës. Ata synojnë të shkatërrojnë popullin palestinez me çdo kusht dhe me brutalitet në rritje. Ky gjenocid nuk mund të mbetet i pandëshkuar"./AA