Atraksionet inovative të Arabisë Saudite, çmenduri apo goditje gjeniu?/ Ndërtohet stadiumi me liqen në majë të shkëmbit
Të hënën, Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Investimeve Kiddiya, të mbështetur nga Arabia Saudite, zbuloi planet për Stadiumin "Princi Muhammed bin Selman", një stadium i ri i madh sportiv dhe argëtues. Për t'u ndërtuar në majë të një shkëmbi në qytetin Kiddija afër Riadit, stadiumi shumëfunksional me kapacitet 45,000 ka për qëllim të presë disa nga ngjarjet më të mëdha sportive, argëtuese dhe kulturore të Arabisë Saudite. Ai do të përfshijë 50,000 metra katrorë hapësira dyqanesh, restorantesh dhe qendra argëtimi, si dhe hoteleri.
Projektuar nga firma arkitekturore botërore Populous do të përfshijë një çati të lëvizshme dhe një mur të madh LED i cili do të lejojë që stadiumi të shndërrohet në "konfigurime në vartësi të atmosferës" që dominon (stadiumin), e ky transformim pritet të marri jetë brenda disa orësh.
“Ambicia jonë është që Kiddija City të bëhet një destinacion global për argëtim, sport dhe kulturë dhe ky stadium i ri ikonë, do të jetë në zemër të saj. Vendi futuristik synon të rikrijojë konceptin tradicional të stadiumit dhe të mishërojë frymën e vërtetë të filozofisë "Fuqia e argëtimit Kiddija". Ai përdor teknologjinë më të fundit dhe dizajn inovativ, lider në botë, për ta vendosur spektatorin në qendër të përvojës”-pohuan investitorët të cilët nuk zbuluan koston e punës, që mund të jetë ndoshta më e larta në histori për një ambient sportiv.
Për më tepër, stadiumi do të përdorë teknologjinë për t'u ofruar tifozëve qasje në të dhëna dhe informacione të drejtpërdrejta, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë holografike më të fundit, duke mundësuar ndërveprime virtuale me ngjarjet që ndodhin në stadium.
Pavarësisht nxehtësisë së egër në rajon gjatë verës, vendi do të presë ngjarje gjatë gjithë vitit. Për të mudnësuar kontrollin e nxehtësisë, stadiumi do të përdorë një liqen ftohës nëntokësor, i cili do të mbledh ujin e shiut nga stadiumi dhe zonat përreth, i cili do të përdoret si normalizues natyror i temperaturave mjaft të larta të rajonit si dhe për të ftohur paraprakisht sistemin e ajrit të kondicionuar.
Kur të hapet, stadiumi do të shërbejë si terren shtëpiak për klubet e futbollit të Ligës Saudite Al-Hilal dhe Al-Nassr dhe është një nga vendet e propozuara për për Kupën e Botës FIFA 2034. Stadiumi do të presë gjithashtu ngjarje sportive duke përfshirë Kupën e Mbretit, Kupën e Azisë dhe ndoshta Lojërat Aziatike 2034.
/CelebrityAccess