Kryetari Gylenist i KMSH Bujar Spahiu zgërdhihet në tavolinën e iftarit me rabinin që ..

Kryetari gylenist i KMSH Bujar Spahiu edhe një herë ka demonstruar mbështetjen e tij për Izraelin në luftën e tanishme. Në iftarin e thirrur nga kryeministri Rama ai është ulur në të njëjtën tavolinë, bën “Gëzuar” dhe bisedon i qetë dhe i qeshur me rabinin izraelit i cili është njëkohësisht edhe oficer në ushtrinë izraelite dhe po merr pjesë në luftën që po ndodh prej një viti e gjysëm.
Gylenistët rregullisht dhe në forma të ndryshme kanë shprehur mbështetjen për Izraelin, ndryshe nga e gjithë bota islame që është në krah të Palestinës. Nënkryetari gylenist Lauren Luli, në vitin 2021 shkaktoi zemërim kur gjatë sulmeve izraelite me shumë viktima që po ndodhnin në muajin e Ramazanit qëndroi në një situatë të ngjashme me ambasadorin izraelit. Atëherë më shumë se 100 hoxhallarë kërkuan me peticion shkarkimin e Lauren Lulit që mbante detyrën e myftiut të Tiranës.
Ky nuk është rasti i vetëm, por pjesë takimeve drekave darkave dhe iftareve të zakonshme që gylenistët që kanë pushtuar Komunitetin Musliman, bëjnë me përfaqsuesit e shtetit izraelit i cili akuzohet për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Një rast tipik ishte takimi që bëri nënkryetari i KMSH Taulant Bica me presidentin izraelit Isak Herzog.
Me gjithë indinjatën e thellë që këto takime kanë shkaktuar tek besimtarët muslimanë shqiptarë, gylenistët as nuk e kanë vrarë mendjen fare për ta dhe as nuk duan ta dijnë për muslimanët shqiptarë. E vetmja gjë që atyre iu intereson është që ta kenë mirë me Izraelin.
Indinjata e besimtarëve neutralizohet për shkak se në mbështetje indirekte të gylenistëve të KMSH dalin një numër hoxhallarësh servil dhe maskarenj të cilët për të ruajtur karriget e tyre i thonë xhematit “Mos dilni kundër gylenistëve se bëni fitne”, “Ne duhet ti bindemi të parëve” që janë gylenistët në aleancë me izraelitët.