Lidhje


Peskov: Rusia do të rrisë bashkëpunimin me Korenë e Veriut në të gjitha fushat

Rusia riafirmoi bashkëpunimin e saj të ngushtë me Korenë e Veriut gjatë një vizite të kryediplomatit të sundimtarit Kim Jong Un në Moskë. “Ne kemi thënë vazhdimisht, dhe jam gati ta ritheksoj, se Koreja e Veriut është një partner i rëndësishëm për ne dhe ne synojmë të forcojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat, përfshirë ato të ndjeshme”, theksoi Dmitry Peskov. Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Choe Son Hui u takua të martën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe presidentin Vladimir Putin.

 

 

Peskov tha vetëm se ”takimi me Putinin kishte të bënte me marrëdhëniet dypalëshe në përgjithësi, si dhe situatën në Gadishullin Korean”.

 

 

Lidhjet e thelluara midis Moskës dhe Phenianit shihen me dyshim dhe shqetësim jashtë vendit. Koreja e Veriut besohet se ka furnizuar Rusinë me municione, përfshirë raketa balistike, për luftën e saj kundër Ukrainës.

 

 

Nga/oranews.tv

XS
SM
MD
LG