Lidhje


Dyshohet se b.ullizohej në shkollë, ky është 17-vjeçari që u gjet i v.arur në Gjirokastër

Vehip Peçi, një 17-vjeçar nga fshati Valare në Gjirokastër, u gjet i vetëvarur nga familjarët në banesën e tij mesditën e së dielës. Ai jetonte me nënën dhe dy motrat, ndërsa babai ndodhej në emigracion. Familja kishte kaluar një periudhë në Sarandë, ku dyshohet se Vehipi ishte bullizuar gjatë shkollës 9-vjeçare, çka ndikoi në kthimin e tyre në Gjirokastër.

 

Adoleshenti vijonte shkollën në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku nuk është konfirmuar ende nëse kishte përjetuar bullizim. Sipas të afërmve, ai kishte shfaqur shenja izolimi dhe melankolie, por nuk kishte qenë nën kujdes mjekësor. Pavarësisht vështirësive emocionale, ai njihej si një nxënës me rezultate të larta në mësime.

 

Policia ka sekuestruar telefonin dhe sende të tjera personale për të hetuar më tej shkaqet e ngjarjes, ndërsa do të merren në pyetje bashkëmoshatarët e tij. Rasti i Vehipit është i dyti me fund tragjik brenda një periudhe të shkurtër në të njëjtin gjimnaz, pasi dy muaj më parë u vetëvra edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C./joq

XS
SM
MD
LG