Lidhje


I.zraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në Damask vetëm pak pasi kreu i Druzve akuzoi Shaaran

Izraeli ka realizuar një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druz, i cili gëzon mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë izraelite, akuzoi presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për “gjenocid”.   Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi përmes Telegram-it se “avionë luftarakë goditën periferi të pallatit presidencial në Damask”.

 

“Kjo është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Nuk do të lejojmë që forca siriane të dislokohen në jug të Damaskut dhe nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj komunitetit Druz,” thanë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, në një deklaratë të përbashkët, sipas Times of Israel.

 

Përplasjet në afërsi të Damaskut dhe më në jug, mes luftëtarëve Druz dhe grupeve të armatosura të afërta me qeverinë sunite të presidentit Ahmed al-Sharaa, tregojnë se pasiguria në Siri vazhdon edhe pesë muaj pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, përfaqësues i pakicës alawite.

 

OKB u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje maksimale, ndërsa diplomacia amerikane dënoi dhunën dhe retorikën përçarëse kundër komunitetit Druz në Siri, duke e cilësuar si të dënueshme dhe të papranueshme.

 

Ndërkohë, qeveria de facto në Siri ka riafirmuar angazhimin e saj të fortë për të garantuar sigurinë dhe për të “mbrojtur të gjitha përbërësit e popullit sirian, përfshirë komunitetin Druz.”

 

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor, nga një koalicion forcash të udhëhequra nga Ahmed al-Sharaa, pas një shtypjeje të brendëshme që zgjati afro 14 vjet, Izraeli ka shtuar gjestet e mbështetjes ndaj Druzëve, duke kërkuar sipas analistit Michael Horowitz, të fitojë aleatë dhe ndikim në jug të Sirisë, në një kohë kur e ardhmja e vendit mbetet e paqartë.

XS
SM
MD
LG