Dhunuan brutalisht fisin Maja, lirohen nga qelia 3 pjesëtar të fisit Rraja
3 anëtarë të fisit Rraja, të cilët dhunuan barbarisht 2 kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja janë liruar nga paraburgimi. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për nipin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Andi Rraja. Ndërkohë që në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn. Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësim mase, pasi është tejkaluar afati i paraburgimit.
Ngjarja shokoi opinionin publik, pasi në media u publikua një video e dhunës barbare nga anëtarët e fisit Rraja, xhiruar nga vete personat që e ushtruan atë. Për ngjarjen e ndodhur me 6 korrrik të këtij viti, u arrestuan dhe u lanë në burg Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, si dhe janë ende në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja./Lapsi.al