Lidhje


Organizatorët e Eurovizionit refuzojnë përjashtimin e Izraelit nga konkursi

Organizatorët e Eurovision Song Contest kundërshtojnë thirrjet për të përjashtuar Izraelin nga konkursi muzikor për shkak të luftës në Gaza, sipas një deklarate nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të transmetuar nga mediat evropiane.EBU dëshiron që Eurovizioni “të mbetet një ngjarje jopolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”, thanë organizatorët të enjten në selinë e EBU në Gjenevë. Finalja e Eurovizionit është planifikuar të zhvillohet më 11 maj në qytetin Malmö në jug të Suedisë.  Komitetet shqyrtuan listën e pjesëmarrësve dhe konfirmuan se Izraeli i plotëson të gjitha kërkesat për pjesëmarrje. Televizioni publik i Izraelit ka 50 vjet që merr pjesë në konkurs.

 

 

Në vende të ndryshme e sidomos në rrjetet sociale u ngritën zërat për të përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni i këtij viti.

 

 

Shkak janë bërë veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës pas një sulmi terrorist të organizatës islamike palestineze Hamas. Izraeli është kritikuar kryesisht për viktimat civile.

 

 
Nga Euronews
XS
SM
MD
LG