Kryeministri kanadez u takua me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë
Wednesday, 07 May 2025 17:38

Kryeministri kanadez Mark Carney po qëndron për një vizitë në SHBA, ku dje në Shtëpinë e Bardhë është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Me të arritur në Shtëpinë e Bardhë, dy liderët shkëmbyen disa fjala para se të futeshin brenda, transmeton Telegrafi. Ata madje mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ky takim sipas Carney ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që janë zbehur paksa që nga shpallja e tarifave ndaj Kanadasë nga presidenti amerikan.
Temë diskutimi ndër tjerash në këtë takim, është edhe deklarata e Trumpit që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/