Ervin Salianji “rilind” në burg: Ish-deputeti mbjell flokët gjatë vuajtjes së dënimit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji u arrestua në shtator të vitit 2024, pas shpalljes fajtor nga Gjykata e Apelit për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen “Babale”.
Por sot, ka tërhequr vëmendjen sot pas një daljeje publike të papritur nga burgu i Fierit, ku po vuan dënimin. Fotot e fundit tregojnë se Salianji ka rilindur pas një ndryshimi të dukshëm në pamjen e tij. Qartazi duket se ish-deputeti ka kryer mbjellje flokësh.
Pamja e re e politikanit është vënë re teksa ai ushtroi të drejtën e votës.
Ky veprim ka gjeneruar reagime dhe komente të shumta në rrjet, ku ndjekësit ironizojnë faktin që Salianji ka gjetur kohën për kujdes estetik edhe në kushte burgu. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ndërhyrja është kryer brenda ambienteve të burgut apo në një institucion shëndetësor të autorizuar./joq