Një rezultat që nuk shpjegohet, PS fiton me 82% te paraburgimi i Elbasanit
Monday, 12 May 2025 17:09

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), Partia Socialiste ka dominuar me 107 vota, që përbëjnë 82%, duke konfirmuar një mbështetje masive edhe në këtë segment të elektoratit
PD ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit të votave të vlefshme. 6 vota kanë shkuar për parti të tjera, ndërsa janë regjistruar 10 vota të pavlefshme. Tradicionalisht, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtetet perëndimore, në përgjithësi të burgosurit apo të paraburgosurit votojnë për opozitën. Një rezultat që nuk mund të shpjegohet.
Elbasani, një zonë tradicionalisht e rëndësishme në zgjedhje, duket se vazhdon t’i japë përparësi mazhorancës në pushtet./BalkanWeb