Lidhje


Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike. Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.

 

Kryetari i bashkisë dyshohet se u kap në flagrancë, ndërsa përvetësonte 6 mijë euro nga një sipërmarrës, në lidhje me kontratën për caktimin e shërbimeve të mensës shkollore për periudhën 2023-2026, të dhënë të njëjtit sipërmarrës nga Bashkia e Sorrentos, për një vlerë totale bazë ankandi prej mbi 4.5 milionë eurosh.

 

Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

 

Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare./A

 

 

XS
SM
MD
LG