Lidhje


Tragjedia e Bunës!/4-vite burg për Erdgys Arrazin që shkaktoi fatkeqësinë me 4 viktima

Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit e cila një vit më parë mbyti veten dhe tre fëmijët e saj në lumin Buna në Shkodër, është dënuar me 4 vite heqje lirie.

 

Akuza që prokuroria ka ngritur ndaj tij është “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së ndjerë, duke e çuar drejt aktit vetëflijues. Fillimisht dënimi për Arrazin ishte 6 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u ul në 4 vite.

 

Ngjarja që tronditi vendin ndodhi në datë 3 maj 2024, kur Alma Arrazi mori tre fëmijët e saj dhe u hodh në lumin Buna në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore. Ajo u nxor nga uji dy ditë më vonë, pasi një peshkatar zbuloi rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçare.

 

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

 

Gjyqtari konstatoi prova se i pandehuri Arrazi, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, Alma Arrazi, duke shkaktuar tek kjo e fundit një gjendje ankthi dhe depresioni, që çoi në vetëflijim familjarët në ujërat e Lumit Buna.

 

E gjithë ka nisur për shkak se Erdgys Arrazi kishte krijuar një lidhje jashtë martesore, dhe presionin bashkëshortes ia bënte me qëllim që ajo të largohej nga banesa e tyre në Shkodër.

 

Herë pas herë Ergys Arrazi, i ka nxjerrë rrobat Almës në oborr dhe i ka djegur në sy të saj, si shenjë presioni psikologjik për tu larguar nga banesa.

 

Njëherësh gjyqtari Nazaj ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës të “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj Erdgys Arrazit, me argumentin se nuk u konstatuan prova bindëse për faktimin e kësaj vepre penale.

 

Motra e Alma Arrazit, Gentjana Z., i ka treguar hetuesve të çështjes se gjatë kohës që ishte në konflikt me burrin, Alma Arrazi shkonte në banesën e saj, për tu qetësuar.

 

“...qante gjithë kohës, ishte e tronditur edhe fëmijët e përjetonin këtë gjendje, pasi debatet bëheshin edhe në sy të tyre. Fëmijët dinin edhe emrin e të dashurës së babait, duke i dëgjuar në debat...”.

 

Gentjana është shprehur se ka foto ku e dashura e Erdgysit, mban në krah djalin e Almës.

 

“...herën e fundit që ka qenë tek Gentjana, Valentina (Kunata) ka marrë Almën në telefon duke i thënë që Ergysi ia kishte nxjerrë të gjitha rrobat jashtë, dhe u ka vënë flakën. Alma e priste atë veprim të Erdgysit, ai kishte thyer edhe një foto familjare të Almës me fëmijët dhe vetë ai, duke e shkelmuar. Në ato momente që Alma ka qenë tek shtëpia e motrës, ajo e ka dëgjuar Almën duke folur në telefon me përfaqësuesen e një shoqate, quhej Nevila dhe Alma i kërkonte ndihmë...” - është shprehur në prokurori, motra e viktimës.

XS
SM
MD
LG