Lidhje


"Tmerri" i vijave të bardha /Ndërron jetë 36-vjeçarja nga Tirana

Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pas një aksidenti të ndodhur rreth një javë më parë. Policia e kryeqytetit sqaroi se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 14 janarit, kur këmbësorja Merita Ferracaku 36-vjeçare, po kalonte në vijat e bardha dhe është përplasur nga automjeti tip Skoda. Prej asaj nate, gruaja e aksidentuar ka përfunduar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool. Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë. Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim.

 

 

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se: Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

 

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Nga/Lapsi.al

XS
SM
MD
LG