Lidhje


Berat/ Fabrika “Erzeni” një kërcënim i përditshëm për shëndetin dhe mjedisin në Samatic

Prej kohësh, fabrika e qumështit “Erzeni” në Samatic, Berat, është kthyer në një burim serioz ndotjeje për banorët e zonës. Ditë dhe natë, pa ndalesë, aty prodhohen masa plastike që përmbajnë substanca të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Tymrat dhe mbetjet plastike që dalin nga kjo fabrikë përhapen në ajër dhe tokë, duke e bërë të pamundur jetesën e qetë dhe të shëndetshme në fshat.

 

Banorët kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme për efektet e kësaj ndotjeje. Problemet me frymëmarrjen, alergjitë dhe shqetësimet e tjera shëndetësore janë bërë gjithnjë e më të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Plastika kancerogjene që prodhohet aty jo vetëm që rrezikon jetën e komunitetit, por cenon edhe ambientin natyror që dikur e karakterizonte këtë zonë të bukur të Beratit.

 

"Fabrika Erzeni Samatic, Berat. Dit dhe nate këtu krijohen plastika kancerogjene ne dem te fshatit tone", shkruan qytetari.

 

Është koha që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë. Nuk mund të sakrifikohet shëndeti i një komuniteti të tërë për interesa industriale pa kontroll. Banorët e Samaticit kërkojnë drejtësi, ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të ndalur ndotjen nga fabrika “Erzeni” me administrator Ridvan Begaj./joq

 

XS
SM
MD
LG