Lidhje


Mjeku turk i bëri ndërhyrje në stomak për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes 24 orë më vonë

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë. 20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

 

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë, ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

 

Operacioni u krye dhe Ribeiro mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u sëmur. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që avioni duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

 

Nga Top-channel.tv 

XS
SM
MD
LG