Lidhje


Shkatërrime ‘apokaliptike’ nga zjarri në Kretë, autoritetet evakuojnë shtëpi e hotele

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin masiv që ka rënë në bregun jugor të Kretës, duke shkaktuar evakuimin e shtëpive dhe hoteleve. Banorët e kanë cilësuar zjarrin, që ka detyruar autoritetet të japin tre urdhra largimi përmes portit Ierapetra, një “katastrofë totale”.

Erërat e forta e kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve, me flakët që vazhdojnë të përhapen në pyjet e zonës kodrinore. Zonat Ferma, Agia Fotia dhe Koutsounari janë më të prekurat, sipas autoriteteve lokale. Në Agia Fotia, banorët e përshkruan shkatërrimin si “biblik”, duke thënë se zjarri kishte rrafshuar gjithçka që i dilte në shteg.

 

Një alarm i ri u dha mbrëmjen e së mërkurës, që çoi në largimin e banorëve nga zonat e sipërpërmendura, si dhe për fshatrat Aklia dhe Galini.

 

Braktisja e shtëpive dhe hoteleve vazhdoi përgjatë gjithë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, ndërkohë që njerëzit që për arsye sigurie kishin zbritur në plazhe u evakuuan me varka.

 

Persona të tjerë ndërkohë u dërguan në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

 

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 230 zjarrfikës, të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që hedhin ujë nga ajri.

 

Kreta është një nga destinacionet turistike më popullore të Greqisë dhe rreziku i zjarreve në ishull mbetet i lartë, bashkë me zona të tjera të jugut të vendit./euronews

XS
SM
MD
LG