Lidhje


Rusi: Ministri i shkarkuar i transportit gjendet i v.dekur në rajonin e Moskës

Komiteti Hetimor i Rusisë ka bërë të ditur se politikani rus Roman Starovoyt është gjetur i vdekur me plagë nga armë zjarri në rajonin e Moskës, disa orë pasi u shkarkua nga detyra si ministër i transportit i vendit.

 

Zëdhënësja e Komitetit Hetimor të Rusisë, Svetlana Petrenko, tha se po zhvillohet një hetim për t’i përcaktuar rrethanat e vdekjes së ish-ministrit. Petrenko tha se Starovoyt u gjet i vdekur në makinën e tij me plagë nga armë zjarri, duke shtuar se “varianti kryesor është vetëvrasja”.

 

Duke cituar shërbimet e emergjencës, media shtetërore ruse, përfshirë agjencinë e lajmeve RIA, raportuan se Starovoyt kreu vetëvrasje në qytetin Odintsovo në rajonin e Moskës.

 

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vlladimir Putin, nënshkroi një dekret duke shkarkuar ministrin Starovoyt, i cili u emërua në këtë post në maj të vitit 2024, pasi shërbeu si guvernator i rajonit kufitar rus Kursk nga shtatori i vitit 2019.

 

Më vonë, Putin nënshkroi një dekret tjetër duke emëruar zëvendësin e tij, Andrey Nikitin, si ministër të përkohshëm të transportit./trt

XS
SM
MD
LG