Lidhje


Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? / Arrestohen dy vajza nga Shqipëria për rrëmbimin e biznesmenit kosovar

Dy vajza shqiptare janë arrestuar për rrëmbimin e biznesmenin nga Gjilani, Musah Hamiti i cili rezulton i zhdukur prej 10 janarit 2024. Familjarët rapotuan zhdukjen e tij, teksa thane se kishte me vete 80 mijë franga. Nga brenda Gjykatës mesohet se një gjykatës i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të dërguar në paraburgim Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989.

 

 

Të dyja këto shtetase të Republikës së Shqipërisë dyshohen se janë të përfshira në rastin që po hetohet si zhdukje.

 

Avokatja e Markoviç, Zanita Leka-Ademi thotë se masa e paraburgimit është vendosur në shkelje të dispozitave dhe se Marinela është e afërt personit të zhdukur.

 

Është e rëndësishme që të pandehurës Marinela të mos i caktohet masa e paraburgimit, pasi që ajo është personi më i afërt dhe i besueshëm i personit të zhdukur, dhe nëse ai paraqitet nuk do të ketë ku ta kontaktojë, kurse për shkaqe edhe të ndihmës organeve të drejtësisë, një masë tjetër më e butë konkretisht masa e arrestit shtëpiak, do të ishte efektshme”, ka thënë më tej avokatja Leka-Ademi.

 

Ajo ka bërë me dije se Musa Hamiti nuk është është hera e parë që ky person zhduket dhe deaktivizon rrjetet sociale, dhe “shpresojmë se sikur edhe herë tjera do të kontaktojë me të pandehurën Marinela ose do të dojë ta takojë atë”, ka thënë tutje avokatja.

 

 

Raporton/ntv.al

XS
SM
MD
LG