Banori në Theth përlotet pranë përkujtimores së të motrës: Ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar

Banori me aftësi të kufizuara në Theth, Bekim Koçeku, ka vazhduar edhe sot protestën kundër fadromave të IKMT-së, të cilat synojnë të shembin shtëpitë që ai ka ndërtuar me shumë mundim dhe ndihmën e motrës së ndjerë. I vendosur për të mbrojtur punën e tij,
Në një moment tepër prekës, ai është afruar pranë një përkujtimoreje kushtuar së motrës, duke kujtuar rolin jetik që ajo pati në ngritjen e banesave për pritjen e turistëve në këtë zonë të bukur malore. Bekimi ka theksuar se pa ndihmën e saj, këto shtëpiza nuk do të ishin ndërtuar kurrë, duke e kthyer qëndresën e tij në një akt nderimi ndaj kujtimit të saj dhe një thirrje për drejtësi.
“Përkujtim i motrës time, ka sakrifica, gjak dhe gjithçka për mua. Më ka ndihmuar mua dhe me thanë ndërto ndërto pa beton e pa gjë. Ka mbledhur ndihma dhe fonde, ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar me ndërtuar. Akoma se ka bërë vitin, 5-6 muaj. Ku të shkojë më keq,“ tha ai./joq