Lidhje


Takimi Trump-Putin në Alaskë: Cilat janë temat e diskutimit?

Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshme (15.08.2025) duan të takohen në Alaskë për t’u konsultuar mbi mundësinë e fundit të luftës në Ukrainë.

 

Takimi në shtetin federal të SHBA-së në veri-perëndimin e largët pritet "me interes", deklaroi Trump në platformën e tij sociale "Truth Social". Kremlini e konfirmoi takimi dhe ftoi Trump pas takimit për një vizitë në Rusi.

 

Takimi me Putinin, tha Trump, ka për qëllim përshpejtimin e procesit të paqes.

 

Lidhur me temat e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë Trump tha, se kjo mund të përfshijë edhe një "shkëmbim territoresh". Detajet sidoqoftë do të diskutohen më vonë. "Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë", theksoi ai. Trump dhe Putin nuk janë takuar më personalisht që nga viti 2019.

 

Çfarë dëshirojnë të arrijnë Trumpi dhe Putini?


Presidenti amerikan Trump dëshiron të arrijë një armëpushim. Nëse jo të përhershëm, të paktën një armëpushim të qartë. Për këtë qëllim ai dëshiron të organizojë edhe një takim tripalësh me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Por asnjëri prej tyre nuk ka rënë dakord ende për një takim të tillë.

 

Presidenti rus dëshiron të parandalojë zgjerimin e mëtejshëm të aleancës ushtarake të NATO-s drejt lindjes. Prandaj ai ka të ngjarë të përpiqet ta bindë Trumpin të votojë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

 

Një pikë tjetër e rëndësishme është parandalimi i një pranie të mundshme ushtarake të NATO-s në territorin ukrainas. Putini gjithashtu dëshiron një qeveri të re në Kiev, e cila duhet të jetë miqësore ndaj Rusisë.

 

Po ashtu Putini synon edhe atë që ka kërkuar vazhdimisht edhe në të kaluarën: që disa territore të caktuara të pushtuara nga trupat ruse gjatë luftës në Ukrainë t'i jepen përgjithmonë Rusisë. Putini ka të ngjarë që të presë garanci nga Trumpi edhe për këtë.

 

Çështjet e bisedimeve?


Sulmet ruse ndaj objektivave ushtarake dhe civile në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, përfshirë fëmijë. Gjithnjë e më shumë pjesë të infrastrukturës së Ukrainës po shkatërrohen nga dronët dhe raketat ruse.

Por edhe Ukraina po shkakton dëme në territorin rus përmes sulmeve ajrore dhe atyre me dronë. Megjithatë sidomos Ukraina synon t'i japë fund luftësdhe bashkë me të numrit në rritje të të vdekurve nv radhët e ushtrisë dhe të popullsisë së saj civile. Por me çfarë kostoje?

 

Sipas ekspertëve Rusia ka të ngjarë të mos jetë e gatshme ta përfundojë luftën pa lëshime në favor të saj. Një faktor kyç është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

 

Çfarë dëshiron Ukraina?


Ukraina dëshiron të bëhet anëtare e aleancës transatlantike të mbrojtjes në mënyrë që të hyjë nën ombrellën e Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë. Sipas këtij traktati të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të ofrojnë ndihmë ushtarake në rast të një sulmi ndaj një shteti anëtar të NATO-s./DW

 

XS
SM
MD
LG