Lidhje


Protesta masive në Serbi zhendoset në Beograd

Bllokada masive në disa qytete në Serbi. Studentë, profesorë dhe qytetarë dolën në rrugë në protestë të re masive. Sipas organizatorëve, kjo protestë është organizuar për shkak të dhunës policore në Novi Sad. Ata e filluan protestën para Qeverisë së Serbisë nën parullën, “Indeksi është më i fortë se shufra e gomës”

 

Studentët dërguan mesazh se nuk do të dorëzohen dhe se sulmet nga autoritetet nuk i frikësojnë, duke shtuar se po fillojnë ngadalë të fitojnë ndjenjë lirie. “Mos harroni se në çdo protestë të radhës, ashtu si unë dhe viktimat e tjera të terrorit, nuk do të jemi në gjendje të vijmë derisa shërohemi nga momentet traumatike që na kanë prekur. Derisa mendoni mbi këto fjalë, dua që t’ju zgjohet inati, vendosmëria dhe ndjenja e lirisë që po e fitojmë ngadalë, por sigurt”, tha Aleksandra Nikoliq- studente.

 

Të premten e kaluar, policia në Novi Sad përdori forcë kundër qytetarëve dhe studentëve të mbledhur para Fakultetit Filozofik. Ata përdorën shok-bomba e gaz lotsjellës. Studentët pohojnë se ky ishte akt i shtypjes, i parapërgatitur e jo reagim ndaj dhunës së supozuar, siç pretendonte Ministria e Punëve të Brendshme në deklaratën e saj. Presidenti serb Vuçiq madje për këtë protestë u shpreh I ashpër me ndërkombëtarët, duke I quajtur fundërrina që duan të shkatërrojnë shtetin./Alsat.mk

XS
SM
MD
LG