Lidhje


Kafeneja në Tiranë me mbishkrim: Rusët dhe I.zraelitët nuk janë të mirëseardhur

Që prej datës 7 shtator 2025, sipërmarrësi i bar-kafenesë “Barcelona” në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka vendosur një tabelë solidarizuese për Gazën dhe Ukrainën. Enis Bylyku thotë për TRT Balkan se: “Kjo vendimmarrje për ta ndaluar frekuentimin e shtetasve rusë dhe izraelitë në biznesin e tij erdhi për t’i sensibilizuar ata që të reagojnë në shtetet e veta respektive mbi Gazën dhe Ukrainën.”

 

Bylyku shpjegon se pjesë rutinore e mëngjesit është leximi i lajmeve, të cilat e kanë ndikuar deri në pikën që vendosi që të ndërmarrë një nismë qytetare, për të mos lejuar klientët nga Izraeli dhe Rusia në ambientet e lokalit të tij.

 
/trt
XS
SM
MD
LG