Spanja trondit Botërorin 2026: Largohemi nëse I.zraeli futet në grupe

Një nga kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës ka ndezur një debat të madh në futbollin botëror. Qeveria e Spanjës ka sugjeruar tërheqjen nga Botërori 2026 nëse Izraeli arrin të kualifikohet në fazën e grupeve, duke vendosur FIFA-n përballë një situate të pazakontë.
Kryeministri Pedro Sánchez ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare të futbollit, duke argumentuar se duhet trajtuar njësoj si Rusia pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Patxi Lopez, një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ka shtuar se Spanja duhet të shkojë deri në fund dhe të bojkotojë Botërorin nëse Izraeli merr pjesë.
Ky qëndrim vjen si reagim ndaj luftës në Gaza dhe ka ngritur tensione jo vetëm në sport, por edhe në politikën ndërkombëtare.
Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por tanimë në horizont shfaqet një kërcënim serioz që mund të ndikojë në turneun më të madh të futbollit./joq