Lidhje


Flamuj amerikanë dhe brohoritje në Tel Aviv, I.zraeli përgatitet për vizitën e Trump

Mbrëmjen e djeshme në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv janë dëgjuar brohoritje “Faleminderit Trump”, ndërsa qytetarët valëvitën flamuj amerikanë në pritje të vizitës së presidentit amerikan, i cili pritet të mbërrijë nesër për një vizitë të shkurtër në Izrael.

 

Burime nga qeveria izraelite thonë se plani i paqes me 20 pika i propozuar nga Trump synon kthimin e të gjithë pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazes. Në këmbim, Izraeli pritet të lirojë rreth 250 palestinezë të dënuar si dhe 1,700 të ndaluar pas sulmeve të 7 tetorit.
 

Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, deklaroi se lirimi i të burgosurve palestinezë do të ndodhë vetëm pasi të sigurohet kthimi i të gjithë pengjeve.

 

“Ky është një proces i ndjeshëm dhe do të zbatohet vetëm nëse çdo qytetar izraelit kthehet i sigurt në shtëpi,” tha ajo për mediat lokale.

 

Vizita e Trump në Tel Aviv dhe Jerusalem pritet të shoqërohet me pritje entuziaste nga autoritetet izraelite dhe mijëra qytetarë, që e shohin ndërhyrjen e tij si një hap vendimtar drejt zgjidhjes së krizës së pengjeve.

 

XS
SM
MD
LG