Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje/Gjykata italiane njeh rastin e parë

Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte. Ministria e Shëndetësisë, e cila e kishte refuzuar kërkesën për kompensim u urdhërua ta njihte rastin. Ai u zbulua nga avokatët e gruas, e cila zotëronte një tabakino.
Sa është kompensimi?
Gjykata kishte emëruar dy konsulentë teknikë, të cilët vendosën në favor të gruas. Kompensimi (jo zhdëmtimi) është afërsisht 3 mijë euro në muaj, i paguar çdo dy muaj. Ndryshe nga zhdëmtimi, i cili supozon marrje përgjegjësish, kompensimi është një formë pagese e përcaktuar me ligj ose kontratë. Ai nuk nënkupton jo domosdoshmërisht bërjen fajtore të palës së detyruar të paguajë.
Çfarë dëmi shkaktoi vaksina kundër COVID-19?
Gruaja vuan nga “mieliti transversal” pasi mori vaksinën e prodhuar nga Pfizer-Biontech. Ajo tani nuk është në gjendje të ecë dhe filloi të përjetonte simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës në prill 2021.
Më 10 shkurt 2022, ajo u shtrua në spitalin në Orbassano (Torino). Në letrën e saj të nxjerrjes nga spitali, të datës 17 shkurt, mjekja shkroi: “Një rol i vaksinës nuk mund të përjashtohet si shkak”. Kjo nxiti kërkesën për kompensim, e cila çoi në një seancë përballë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencinë Italiane të Barnave, e përfaqësuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit.
Vendimi i Gjykatës për kompensimin
Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim. Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA.
“Janë identifikuar raste të izoluara në të cilat vaksinat me virus të inaktivizuar dhe vaksinat me bazë mRNA kanë shkaktuar sindroma akute të demielinizimit të palcës kurrizore, të tilla si skleroza e shumëfishtë dhe neuromieliti optik”, – deklaruan avokatët e 52-vjeçares. /LAPSI.al