Lidhje


Rama fluturon nga Arabia drejt Parisit për një tjetër forum të Sorosit

Rama fluturon nga Arabia drejt Parisit për një forum të SorositEdi Rama vazhdon të jetë më shumë në ajër se në tokë. Madje me ironi në rrjetet sociale thuhet se ai do mbetet në ajër derisa të vazhdojë skandali i zëvendëses së tij, Belinda Balluku.Këtë herë ai ka fluturuar nga Arabia Saudite drejt Parisit në Francë, ku do marrë pjesë në një forum të sponsorizuar nga familja Soros. Bëhet fjalë për Forumin e Paqes në Paris që bashkëfinancohet nga Sorosi që nga viti 2018. Edi Rama ka qenë edhe më herët në këtë forum dhe Alex Soros ka postuar foto në krah të tij.

 

Por e veçanta këtë vit është se Edi Rama ka vendosur edhe gruan e tij si folëse në një konferencë shkencore për feminizmin.

 

Linda Rama do flasë për temën: T’u japësh grave një rol më të madh në hartimin e politikave.

 

Folëse në këtë konferencë do jetë edhe Huma Abedin, bashkëshortja e Alex Soros.

 

Kujtojmë se brenda 10 ditësh, Edi Rama ka fluturuar në 4 forume të ndryshme, fillimisht në Londër, më pas në Berlin, në Riad të Arabisë Saudite dhe së fundmi në Paris.

 

Këto janë shpenzime që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, por që mbahen sekret nga qeveria e Edi Ramës me një vendim.

 

Ndërkohë në Londër, në një tjetër forum të sponsorizuar nga Sorosi, sërish Linda ishte folëse për politikat globale.

 

Çmenduria e ‘liderit global’ ka kosto jo vetëm financiare, por edhe në aspekte të tjera. Kjo është një përpjekje për të lustruar regjimin e tij autokratik, sidomos pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR që rrëzoi zgjedhjet e 11 majit dhe skandaleve korruptive të qeverisjes Rama./syri

 

XS
SM
MD
LG