Lidhje


Sky stadium, impianti më unik në botë: do ndërtohet mbi një qiellgërvishtës në Arabi

Nëse ideja e një qyteti të ndërtuar përgjatë një vije horizontale dhe të mbuluar nga dy panele ju duket revolucionare, mendoni se brenda tij, mbi një qiellgërvishtës, mund të ketë një stadium. Lajmi po bëhet gjithnjë e më konkret dhe Arabia Saudite dëshiron ta realizojë projektin në prag të Kupës së Botës 2034. Do të quhet “Sky Stadium” dhe, sipas të dhënave të para, duhet të jetë 350 metra mbi tokë.

 

Pas projektit qëndron ambicia klasike saudite për ta përdorur sportin si një vitrinë. Kësaj here, megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndonjë yll të blerë nga një prej ekipeve të menaxhuara nga fondet e emirit, por për një plan të mirëfilltë urbanistik dhe arkitektonik. E gjitha kjo në një qytet që është ende në ndërtim: The Line.

 

Ku ndodhet stadiumi mbi grataciel

 

Sky stadium duhet të ngrihet në The Line, një qytet futuristik 170 kilometra i gjatë, i ndërtuar horizontalisht, si një vijë, i vendosur midis dy mureve pasqyrë në mes të shkretëtirës. Brenda kësaj zone, mbi njërin prej shumë qiellgërvishtës, duhet të jetë stadiumi, i cili do të mund të presë ndeshjet e Botërorit 2034 dhe do të jetë stadiumi i NEOM, ekipit saudit të futbollit që mban emrin e projektit.

 

NEOM, në fakt, është shumë më tepër se një qytet i thjeshtë: është një rajon futuristik i dëshiruar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman. Ai do të përfshijë disa zona të veçanta, mes tyre edhe The Line, dhe do të shtrihet përgjatë Detit të Kuq. Ideja është që një zonë e shkretë dhe e pabanuar të shndërrohet në një qendër tërheqjeje turistike të orientuar drejt së ardhmes.

 

Megjithëse NEOM, për momentin, është ende në ndërtim, ekipi i futbollit tashmë ekziston. Ai ndodhet në vendin e tetë në Saudi Pro League dhe udhëhiqet nga golat e një fytyre të njohur të futbollit evropian: Alexandre Lacazette. Ai është blerë nga Lyon dhe po spikat me katër gola dhe dy asiste në gjashtë paraqitje. Duke marrë parasysh moshën e francezit dhe kohën e realizimit të stadiumit, është e vështirë që ai të luajë ndonjëherë në stadiumin mbi qiellgërvishtës.

 

XS
SM
MD
LG