Lidhje


“Në moshën 14-Vjeçare më vendosën në dhomë me 4 meshkuj që bënin s*ks para syve të mi”

Transgjinorja Luana Myrto ka vazhduar të ndajë detaje tronditëse nga rrëfimi i saj personal në emisionin "Opinion", duke theksuar përvojën traumatike si minorene në kontakt me komunitetin LGBTQ+ në Shqipëri.

 

Kjo vjen një ditë pas intervistës së saj të mëparshme mediatike, ku denoncoi presionin për të nisur tranzicionin hormonal në moshë të mitur, duke e quajtur veten viktimë të një ideologjie shkatërruese që synon të miturit për motive financiare.

 

Luana rrëfen se gjithçka nisi në moshën 14-vjeçare, kur u njoh me konceptet e identitetit gjinor në një mënyrë traumatike. "Më plasën në televizion, më vunë paruke dhe taka, duke më shtyrë të deklarohem publikisht ndërsa isha ende në luhatje me veten," rrëfeu.

 

Ajo hyri në qendrën e strehimit për të marrë arsim, por u përball me një realitet tjetër: u vendos në një ambient +18 me katër meshkuj që kryenin marrëdhënie seksuale para saj, dhe më pas në një dhomë me një person me probleme mendore. "Xheni Karai kontaktoi nënën time duke premtuar ndihmë, por mashtruan, nuk më dërguan në shkollë siç thanë," akuzon Luana, duke shtuar se familja e saj u gënjye plotësisht.

 

Kjo përvojë lidhet ngushtë me denoncimet e saj të mëparshme, ku theksoi se grupet LGBTQ+ targetojnë të mitur 13-16 vjeç, duke i drejtuar drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve.

 

"Më thanë se kam lindur në trupin e gabuar dhe nuk më shihnin si grua derisa të nisja hormonet. Ishte presion i vazhdueshëm, dhe nuk e di nëse kjo ishte zgjedhja ime e vërtetë," rrëfen ajo, duke shtuar se prindërit e saj mësuan për tranzicionin vetëm kur e panë në TV. Sipas Luanës, kjo e detyroi të kthehej kundër familjes, duke e bërë të ndihej pa mbështetje dhe duke e shndërruar botën në "armike".

 

Ajo denoncon pasojat e hormoneve në moshë të re si abuzim pa pëlqim, duke e quajtur krim me fakte të provuara.

 

Rrëfimi i Luanës shërben si alarm për Shqipërinë: të miturit po shfrytëzohen në emër të ideologjisë LGBTQ+, duke u shtyrë në tranzicione pa kontroll familjar apo institucional, shpesh në ambiente të papërshtatshme dhe me motive të dyshimta financiare./joq

 

XS
SM
MD
LG