I.zra.elitët që uzurpojnë tokat palestineze, djegin një xhami në Bregun Perëndimor
Izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, dogjën një xhami në qytetin Salfit të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe shkruan grafite raciste me sprej në muret e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga dëshmitarët okularë, uzurpuesit e armatosur izraelitë bastisën qytetin Salfit të Deir Istiya. Agresorët izraelitë i vunë zjarrin xhamisë "Hajja Hamida" në qytet dhe shkruan grafite raciste me sprej në muret e saj.
Zjarri, i cili dëmtoi disa pjesë të xhamisë, u shua nga banorët e zonës.
Ministria palestineze e Fondacioneve përmes një deklarate dënoi "sulmin e urryer" ndaj xhamisë nga izraelitët që kanë uzurpuar tokën palestineze. Ministria tha se djegia e xhamisë "Hajja Hamida" është pasqyrim i brutalitetit të pamëshirshëm të Izraelit kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Palestinë.
"Për shkak të sulmeve të përsëritura të pushtuesve dhe kolonëve, nuk ka më vende të sigurta adhurimi", thuhet më tej në deklaratë.
Sipas burimeve lokale, sulmi që synonte xhaminë ndodhi mes një rritjeje të sulmeve nga uzurpuesit izraelitë që shënjestrojnë palestinezët dhe pronat e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite. Shumë palestinezë janë plagosur në bastisjet e ushtrisë izraelite dhe sulmet nga izraelitët që bastisin tokat palestineze në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Sipas të dhënave nga Këshilli Kundër Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve Hebraike, grabitësit izraelitë kanë kryer 7.154 sulme në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori 2023, duke vrarë 33 palestinezë dhe duke zhvendosur me forcë 33 komunitete.
Që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Rripit të Gazës në tetor 2023 ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar./AA