‘”Mos ta shoh të marrë më tendera”/ Si urdhëronte Balluku përjashtimin e kompanive, bisedat me Berberin
Të tjera përgjime janë zbuluar nga dosja e SPAK në lidhje me hetimet për Belinda Ballukun. Siipas dosjes, Balluku ishte ajo e cila vendoste se cilat kompani do të merrnin tendera dhe cilat do të përjashtoheshin kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në republikën e Shqipërisë.
Referuar përgjimeve, në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë.
“Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.
Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”.
Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.
Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit I PD”.
Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.
Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.

/boldnews