Lidhje


Kishte shfaqur shenja dhune sapo ishte kthyer nga Gjermania, kush është 34 vjeçari që mbante të mbyllur gruan dhe e ruante me kamera

Asqeri Mandri është 34 vjeçari që mbante të mbyllur gruan në banesë dhe e ruante me kamera. I arrestuari në Tiranë dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania dhe pas kthimit kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera. Kujtojmë se një ngjarje e tillë u zbulua më herët në Tiranë, ku një 35-vjeçar kishte blinduar banesën e tij me kamera sigurie dhe mbante të izoluar bashkëshorten, fëmijën dhe nënën e tij.

 
 

Ishte Jetnor Zhaboli i cili pas hetimeve më pas u arrestua nga policia. Nga dëshmitë e dhëna u mësua se ai këto sjellje i kishte bërë për shkak të xhelozisë ndaj bashkëshortes. Me cduket janë në rritje e sipër raste të tilla, të cilat janë fenomene të reja për shoqërinë tonë por që nga ajo që rezulton kanë si emërues të përbashkët xhelozinë dhe paranojat e forta.

 

Nga Gazeta tema

 

 

XS
SM
MD
LG