Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri
Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në Hollabrunn, Austri.Banorët e zonës raportuan zhurma të forta pak pas mesnatës, duke krijuar shqetësim në lagje.
Sipas policisë, në ndërtesë janë konstatuar dëmtime në një xham të shkaktuara nga një armë zjarri. Në kohën e incidentit, brenda xhamisë ndodheshin dy persona, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Xhamia përdoret nga një shoqatë e myslimanëve shqiptarë, dhe ngjarja po hetohet nga Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Luftën kundër Ekstremizmit në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Niederösterreich.
Autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, duke i kërkuar qytetarëve që të kontaktojnë Policinë e Hollabrunn në numrin 059 133/3410./joq