Lidhje


Nga qeveria e "miellit" tek opozita që hedh miell/ Garda nuk lejon opozitën të hyjë në Kuvend, Noka hedh miell

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka hedhur miell sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt dhe garditësve të cilët nuk e kanë lejuar të hyjë në Kuvend. Po ashtu Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, për të treguar sipas tij se ky është narkoshtet. Garda ka marrë fytyrën e narkoregjimit. Ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.”, tha ai.

 

Ku po shkon ky vend, nga qeveria e "miellit" tek opozita që hedh miell, vetëm se "kostot ndryshojnë", por ai që paguan ë fund është populli që ngelet viktima e një lufte të madhe interesash dhe e një vjedhjeje groteske asetesh dhe financash.

 

Nga Lapsi.al me pak ndryshime

XS
SM
MD
LG