Lidhje


Rama godet kundërshtarët politik /Pastrim parash dhe evazion tatimor, Tatimet i bllokojnë llogaritë bankare Syri Tv

Televizioni Syri tv është goditur nga Tatimet me akuzën se ka pastruar parà kesh, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos pagurar TVSH-në. Pasi Tatimet kanë bërë kallzim në prokurorinë e Tiranës dhe i kanë vendosur një gjobë, Syri Tv, nuk e ka pranuar masën administrative dhe si efekt të mospagimit të gjobës, Tatimet i kanë bllokuar llogaritë bankare. Një aksion i parashikuar nga ligji në rast të tillë dhe që zbatohet si detyrim ndaj çdo biznesi që nuk respekton ligjet dhe rregullat tatimore. Mbetet deri tani e paqartë çfarë po bën prokuroria e Tiranës lidhur me kallzimin për pastrim parash.

 

Sipas Shqiptarja.com, mësohet se mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore të shumë. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Tatimeve, Syri TV nuk ka mundur të faktojë origjinën e parave cash. Prej kësaj rrjedh dhe denoncimi në prokurori për pastrim parash. Të ardhurat e arkëtuara në formë cash konsiderohen nga Tatimet edhe evazion fiskal dhe evazion i TVSH-së. Më pas, nga kontrollet mbi pagat, u zbulua se shumë nga të punësuarit (gazetarë, kameramanë, teknikë) paguhen zyrtarisht më pak se paga minimale e caktuar nga ligji dhe duke përdorur këtë metodë, Syri ka bërë evazion edhe të sigurimeve shoqërore.

 

Në fund të kontrolleve Tatimet kanë dorezuar një Njoftim vleresimi për detyrimet me një gjobë totale prej 24 milionë lekë të reja ndaj shoqërisë pronare të televizionit dhe pak më shumë se 1 milionë ndaj OJF-së. Skandali brenda skandalit qëndron në faktin se televizioni ka si administrator Gazmir Spahinë, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e Berishës (i sapoemëruar si drejtues edhe nga Rithemelimi) dhe përdor si konsulente Brisejda Shehajn, ish-drejtoreshë e Tatimeve në kohët e para të qeverisë Rama./Nga Shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG