Lidhje


Gazetari denoncon mungesën e medikamenteve jetike në Onkologjik: Është vrasje!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e disa medikamenteve jetike në Spitalin Onkologjik, duke e cilësuar situatën si dramatike për pacientët me kancer. Sipas tij bëhet fjalë për ilaçe që nuk mund të zëvendësohen dhe janë thelbësore për vijimin e protokolleve mjekësore të trajtimit.

 

Stafa rendit katër medikamente që aktualisht mungojnë: Phesgo, i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri, mungesë që ka nisur që sot; Cetuximab, për pacientët me kancer të zorrës së trashë, i cili mungon prej 1 muaji e 5 ditësh; Erlotinib, për kancerin e mushkërisë, që mungon prej 3 javësh; si dhe Abirateron, për kancerin e prostatës, gjithashtu mungesë prej 3 javësh.

 

Postimi:

Është vrasje!
Në Onkologjik mungojnë medikamentet:
1. Phesgo – për gratë me kancer gjiri. (Ka nisur mungesa sot)
2. Cetuximab – për kancerin e zorrës së trashë. (Mungon prej 1 muaji e 5 ditësh)
3. Erlotinib – për kancerin e mushkërisë. (Mungon prej 3 javësh)
4. Abirateron – për kancerin e prostatës. (Mungon prej 3 javësh)
Janë medikamente jetike për pacientët me kancer.
Nuk zëvendësohen. Protokolli se lejon.
Pacientët i kanë lënë pa ilaçe.
Kryeministri Edi Rama ka thënë trafikimi i pacientëve nga pubkiku në privat, është krim kundër njerëzimit.
Unë e pyes: Z. Kryeministër a është krim kundër njerëzimit lënia e pacientëve me kancer, pa ilaçe?
Po Ministrja e Shëndetësisë, çfarë mendon për këtë? A ndodhte kjo situatë edhe në vendet ku ajo ka punuar?
XS
SM
MD
LG