Lidhje


Perandoria Osmane merr në mbrojtje besimtarët e feve të tjera, sipas dokumentit të datës 21 gusht 1903

Vendimi i Gjykatës Shtetërore Osmane i datës 21 gusht 1903, nënvizon kujdesin që u kushtohej besimtarëve jomyslimanë. Në dokumentin e mëposhtëm flitet për urdhrin për largimin e menjëhershëm të dy priftërinjve serbë të ardhur në Kishën (Manastirin) e Deçanit, për të cilën tesktualisht thuhet se “u takon besimtarëve ortodoksë vendas”. Sipas të dhënave të këtij dokumenti, priftërinjtë e ardhur serbë janë refuzuar nga besimtarët ortodoksë të Deçanit, andaj nëse nuk largohen me dëshirë, do të largohen me dhunë, ka shkruar në rrjetin social facebook, Fahri Avdija, osmanolog

 

Nga rti.tv

XS
SM
MD
LG