Lidhje


Pesë mijë euro shpërblim, policia publikon foton e hajdutit që vodhi te “Myslym Shyri”

Një 43-vjeçar është shpallur nga policia e Tiranës, pasi dyshohet si autor vjedhjes së një dyqani në zonën e “Myslym Shyrit”. Policia me anë të një njoftimi thotë se bëhet fjalë për shtetasin Afrim Dulaj, madje theksohet se kush jep informacion do shpërblehet në shumën prej 5 mijë eurosh. Njoftimi:“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 09.02.2024, në një dyqan celularësh, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vijuar hetimet e thelluara për identifikimin e autorit të rastit. Si rezultat i punës intensive hetimore, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Afrim Dulaj, i ditëlindjes 02.11.1980, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi."

 

/Policia e shtetit

XS
SM
MD
LG