Lidhje


Britania hedh poshtë pretendimin e Izraelit se Irani mund ta godasë Londrën

Një ministër britanik hodhi poshtë pretendimet izraelite se Irani mund të shënjestrojë Londrën, duke thënë se nuk ka “asnjë vlerësim që ta mbështesë” këtë sugjerim. “Nuk ka vlerësim specifik që Teherani po synon Mbretërinë e Bashkuar ose që madje mund ta synonte nëse do të donte”, tha Sekretari i Strehimit, Steve Reed, për BBC-në, pas pretendimeve të ushtrisë izraelite të shtunën se Irani ka armë që mund të arrijnë deri në 4.000 kilometra. Komentet e tij erdhën pas raportimeve se Irani kishte shënjestruar bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, që ndodhet rreth 3.800 kilometra larg Iranit.

 

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani mbi 1.300 persona, përfshirë Liderin Suprem Ali Khamenei.

 

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë “asete ushtarake amerikane”.

XS
SM
MD
LG