Ushtruan dhunë ndaj 30-vjeçares, e pësojnë keq dy gra në Gjirokastër
Monday, 19 February 2024 14:59
Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.
Nga Lapsi.al