Irani kërcënon Evropën: Shqipëria në fokus pas shpalljes së Gardës Revolucionare si terroriste
Irani paralajmëroi sot se ka në plan të shpallë grupe terroriste, ushtritë evropiane vendeve evropiane të cilat shpallën së fundit Gardën Revolucionare si organizatë terroriste. Një vendim të tillë, Shqipëria e miratoi para pak ditësh. Shpallja u bë me votat e PS dhe opozita nuk mori pjesë.
Kjo është hera e parë që Irani reagon për nismat ligjore të ndërmarra së fundi në Evropë, mes tyre Shqipëria, të cilat shpallën zyrtarisht Gardën e Iranit si organizatë terroriste.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghçi, deklaroi: "Në reagim të shpalljes së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike si një "organizatë terroriste", ne mund t’i vendosim ushtritë evropiane në listën e grupeve terroriste", citon agjencia e lajmeve ParsToday.
Ministri i Jashtëm iranian, foli për CNN Turk pas takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të premten. Sipas ParsToday, ministri i Jashtëm iranian në intervistë me CNN Turk tha se qëndrimi i Evropës përkeqësoi tensionet në rajon.
Araghchi kritikoi ashpër veprimin që e cilësoi provokues të vendeve evropiane për të përcaktuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si një "organizatë terroriste".
MPJ e quajti vendimin një "gabim të madh strategjik". Duke deklaruar se IRGC luajti një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste, ai tha se qëndrimi i vendeve të Evropës nuk e ul tensionin në rajon, por përkundrazi e intensifikon atë.
Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Duhet të them gjithashtu se në përgjigje, ne mund t’i vendosim ushtritë evropiane në listën e grupeve terroriste përmes Parlamentit Islamik të Iranit. Veprimet e vendeve të Evropës nuk e ulin tensionin rajonal. Sot, vendet e rajonit po përpiqen për prosperitetin dhe paqen e këtij rajoni, dhe asnjëra prej tyre nuk është evropiane; ato janë vende rajonale. Evropa vetëm po i hedh benzinë zjarrit", tha ai./noa.al