Lidhje


Hakmarrje për Avdiivka, masakër në bazën ruse: Ukraina përdor raketat amerikane

Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e ushtrisë së Ukrainës. Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk. Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur. Hakmarrja serviret e ftohtë dhe rendësinë e kësaj shprehje duket se dinë më mirë forcat e ushtrisë së Ukrainës.

 

Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk.

 

Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur.

 

Në mesin e viktimave bën pjesë edhe gjeneralmajor Oleg Moisev. Fotot dhe videot që qarkullojnë orët e fundit duket se dëshmojnë si sulmin, ashtu edhe humbjet e rënda që pësuan rusët, por për momentin as Moska dhe as Kievi nuk kanë dhënë deklarata për këtë çështje.

 

Sipas KyivPost, batalioni i Moskës më pas u shkatërrua nga raketa me rreze të gjatë veprimi. Ushtarët rusë ishin rreshtuar në pritje të inspektimit nga oficerët e lartë të ushtrisë dhe gjeneralmajori.

 

Sipas raportimeve, dy ose tre raketa artilerie të drejtuara nga GPS, të lëshuara nga një Himars, u rrëzuan në fushën pranë Trudivske.

 

Blogerët rusë të luftës pretendojnë se raketat e drejtuara me saktësi M2 të prodhimit amerikan, të ngarkuara me municione thërrmuese, shkaktuan masakrën./Nga gazeta tema

XS
SM
MD
LG