Lidhje


Vrasja e kryefamiljarit në Durrës, policia: Të arrestuar tre fëmijët, në hetim gruaja! Djali dhe vajza, bashkëautorë në krim! Fëmija i tretë i ndihmoi

2janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës, sipas policisë. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar, thotë policia. “Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.

 

 

Nga policia e shtetit

XS
SM
MD
LG