Lidhje


Djali në Ferizaj e rrah nënën me grushte, 56-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

 

Një konflikt i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Koshare të Ferizajt, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

 

 

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se djali i saj pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur me grushte.

 

 

Bazuar në dëshminë e saj, i biri në vazhdimësi qe disa vite ushtron dhunë në familje.

 

 

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

 

 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’./GazetaSinjali/

XS
SM
MD
LG