Lidhje


Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, përfundon pas hekurave 50-vjeçari në Kavajë

50-vjeçari me iniciale P.Xh. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një 14-vjeçare në Kavajë. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga e mitura. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar  seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

/tvklan.al

XS
SM
MD
LG