Lidhje


Zbulimet e reja nga skandali i madh, Epstein/ Autoritetet në Nju Meksiko zgjeron hetimet për fermën Zorro Ranch

Autoritetet në Nju Meksiko po vijojnë hetimet për të zbardhur akuzat e abuzimeve seksuale të dyshuara të kryera nga Jeffrey Epstein në fermën e tij të izoluar, e njohur si “Zorro Ranch”.

 

Sipas raportimeve, disa gra pretendojnë se janë dërguar në këtë pronë dhe kanë qenë viktima të shfrytëzimit seksual nga Epstein dhe persona të lidhur me të. Deri tani, vetëm një viktimë nga kjo zonë, Rachel Benavides, ka folur publikisht.

 

Zyrtarja Marianna Anaya, që drejton hetimet në nivel shtetëror, ka bërë të ditur se autoritetet kanë marrë dëshmi edhe nga banorë lokalë që pretendojnë abuzime të ngjashme. Ajo tha se po bashkëpunohet me Departamentin e Drejtësisë për të mbështetur viktimat në procesin e kërkimit të drejtësisë.

 

Ky është rasti i parë ku pranohet zyrtarisht se ka pasur kontakte nga gra vendase që pretendojnë abuzime gjatë periudhës kur Epstein zotëronte pronën, për rreth 25 vite.

 

Sipas dokumenteve gjyqësore, Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë joshur vajza të mitura nga zona të ndryshme drejt pronave të tij në New York dhe Florida, ku më pas janë kryer abuzime.

 

Ndërkohë, përfaqësues të një qendre mbështetëse për viktimat e dhunës seksuale bëjnë të ditur se pas arrestimit të Epstein në vitin 2019, një numër i madh personash kanë kërkuar ndihmë dhe informacion për rastin.

 

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij skandali të rëndë.

 

 

XS
SM
MD
LG