Kampion brenda dhe jashtë ringut/ Anthony Joshua thotë se i pëlqen të jetojë në një shtëpi me nënën e tij
Pavarësisht se është një nga emrat më të mëdhenj të boksit, Anthony Joshua thotë se i pëlqen ende të jetojë në një shtëpi me nënën e tij.
Pas fitores bindëse me me Francis Ngannoun - ish-kampion i peshave të rënda të UFC-së, Joshua në një intervistë për Good Morning Britain, tha: "Unë jetoj ende me mamanë time. Unë jam 34!
“E kuptova se stërvitem shumë larg shtëpisë, kështu që nëse jam larg shtëpisë ndoshta 10 muaj të vitit dhe kur të kthehem duhet të bëj punë të thjeshta, kuptova se nëse do të largohesha nga shtëpia njëherë e përgjithmonë nuk do ta shihja kurrë nënën time, nuk do ta shihja kurrë familjen time.
“Natyrisht gjatë gjithë vitit qëndroj larg në pjesë të ndryshme të botës, kam vende ku mund të qëndroj, por baza ime aktuale, shtëpia ime është me mamanë, kështu që unë ende mund të zgjohem dhe ta shoh atë dhe të kaloj kohë me të kur të mundem.'
Joshua jeton një jetë të rezervuar private dhe u kthye në ish apartamentin e nënës me dy dhoma gjumi në vitin 2017 në Golders Green pasi që e bleu pronën për 175,000 £. Ai mësoi zanatin e tij, atë të boksit në palestrën Finchley ABC aty pranë shtëpisë së vjetër.
“Në kulturën tonë ne rritemi me familjen”, tha Joshua vitin e kaluar. “Ne rritemi në shtëpitë tona familjare për një kohë të gjatë. Ne mbështesim prindërit tanë. Pse duhet të largohem dhe do ta braktis kështu nënën time vetëm për një vajzë të çfardoshme?'/ Përkthyer nga xyno.online