Lidhje


Vdes dijetari i Jemenit, ABDULMEXHID ZINDANI, ai i cili "bashkoi" midis shkencës dhe fesë.

Vetëm një vit më parë mori titullin nga Unioni Boteror i Dijetarëve Musliman, si imami i Dijetarëve të Islamit. Shejh AbdulMexhidi lindi në një fshat në zonën e Ibit, në Jemenin e Mesëm, në vitin 1942. Në vitet 50, mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në qytetin e Ibit dhe në qytetin Aden, pastaj nisi studimet e larta në degën e Farmaceutikës në Universitetin Um Shems, në Kajro. Në të njejtën kohë vazhdoi edhe studimet për Sheriatin Islam në Universitetin e Ez`herit. Por i nderpreu studimet për shkak të nevojës së vatanit në përpjekje për ndryshime politike që po ndodhnin asaj kohe dhe më pas shpalljen e Jemenit Republikë.

 

Në vitet 60

 

Zindani tashmë një djalosh i ri plot energji.


Ai kthehet bashkë me profesorin e tij, dijetarin e paepur reformatorin Mahmud Zubeiri.Kthimi në atdhe do të thoshte të rrokte armët në revolucion kundër regjimit zullumqar të mbretit Jahja..


- Nëpermjet Radios Sana`a, mbajti emisionet me titull Islami dhe Revolucioni.
-Në qeverinë e re të formuar, u zgjodh zv. minister i Edukimit dhe i Medias.
-Në vitin 1968 shkruajti librin e parë "LIBRI I TEUHIDIT" dhe e pershtati gjithashtu atë sipas një programi mësimor për shkollat fillore dhe të mesme. Metoda e Teuhidit do të vazhdonte të jepej për brezat në vazhdim deri në vitin 2004.
- Mori përsipër drejtimin e Institutit Shkencor "NUR" në Aden (Jugu i Jemenit). Atje përpiloi Metoden e Obligimeve Islame, gjithashtu shkroi edhe librin "IMANI" (Besimi)

 

VITET 70

 

Do të ishin vite produktive në Edukim dhe në studime.
- Mori përsipër Drejtorinë e Edukimit në Ministrinë e Arsimit.
- Dha kontribute të rëndesishme në mësimdhenien e lëndeve të Bilogjise dhe Shkencës. Shkroi gjithashtu edhe librin "Drejt Besimit" gjithashtu edhe Librin "Rruga e Besimit"
- Në vitin 1975 u be Drejtori i Zyrës së Orientimit dhe edukimit në Presidencën e Kadiut, Abdurrahman Erjani.
-Në të njejtën kohë ishte edhe zv. Minister i Edukimit.

-Në vitin 1979 shkoi në Arabine Saudite të vazhdonte mesimet e tij të sheriatit duke studiuar tek dijetarët e Saudisë. Pastaj shkoi edhe një herë në Ez`her dhe u diplomua aty nën orientimet e dijetarëve të mëdhenj të Ez`herit.
-Punoi një farë kohe si mësimdhenës në shkollat dhe universitetet e Arabisë Saudite.

 

THEMELIMI I ORGANIZATES PËR MREKULLITË SHKENCORE TË KURANIT.

 

-Po atje themeloi për herë të parë Organizatën Boterore të Mrekullive Shkencore në Kuran.


Me ketë Shejh Zindani do të tundte botënmbarë. Për hereë të parë bota moderne, do të kuptonte se Kurani, nuk është thjesht liber i një religjoni. Por fjala e Zotit qe prodhon fakte shkencore, aq të rëndësishme për lëvizjen shkencore që në atë kohë po ngrihej. Ky Institucion Shkencor do të mblidhte rreth vetes, plot dijetarë të mëdhenj të Islamit dhe shume shkencëtarë të njohur nderkombetarisht në fusha të ndryshme shkencore. Mbajti simpoziume shkencore dhe kongrese, në Moske, ne Malajzi, ne Indonezi, në Pakistan. Shejh AbdulMexhidi do të zgjidhej gjithashtu perfaqesuesi i Jemenit në Ligën e Botës Islame.

 

VITET 80

 

-Në keto vite shejh Abdul Mexhidi nxjerr në dritë edhe disa punime shkencore si "Themelimi i Shkences së Mrekullive shkencore ne Kuran" si një shkencë që do të studiohej më vete në Universitete. Librin "AI ËSHTË I VËRTETI", "Rajoni i derdhjes së Lumenjve në Dete dhe të vërtetat shkencore të Kuranit" Studim me te cilin fitoi doktoraturën në universitetin Um Derman, në Sudan.

 

VITET 90

 

Do të ishin vitet ku Dijetarit i duhej të provonte se ishte po aq i vërtetë dhe i suksesshëm në mejdanin e Luftes, sa ishte në mejdanin e shkences.
Shejh AbdulMexhidi do të hynte ne betejat politike si njëri nga themeluesit e partisë Islame "Islah" Dhe Kryetari i Keshillit drejtues te saj.

 

-Shpërtheu lufta mes komunistëve të mbështetur nga Rusia të cilët kërkonin coptimin e Jemenit në dy pjesë. Nga ana tjetër shejh Abdul Mexhidi drejtoi luftën për bashkimin e Jemenit.


U bë komandant i përgjithshëm i ushtrisë Islame për bashkimin e Jemenit. Pas marrjes së pothuajse të gjitha bazave të komunistëve, ai u kërcënua që të mos e kalonin vijën e kuqe, që ishte periferia e Adenit, kryeqëndra e komunizmit të asaj kohe. Por shejh Zindani u thote trimave të tij: Ne urdhërat i marrim nga Ai që është më i madh. Ne urdhërat i marrim nga fjala e Allahut, Kurani. Dhe vazhduan përpara derisa e morrën edhe bazën e fundit te komunizmit në Jemen. Lufta e shejh Zindanit ishte lufta për çlirimin e Jemenit nga ndikimet e huaja. 

 

UNIVERSITETI I IMANIT.

 

U themelua në fillim si një fakultet me këtë emër. Pastaj u plotësua me disa fakultete të tjera dhe morri emrin Universiteti "al Iman" në vitin 1996.
Në këtë universitet, shejh Abdulmexhidi do të ishte presidenti i tij në të cilin dha mesime per 20 vite me rradhë. Ku pati fatin edhe shkruesi i këtij shkrimi të jetë student në këtë universitet dhe nxënësi i këtij kolosi të madh, që në vitet e para të themelimit te tij. Universiteti Al Iman, vazhdon akoma edhe sot, por vetem me degën e tij në Hadrameut. Ndërsa qendra e universitetit u pushtua nga Huthet në vitin 2014 pas një rezistence të ashper të studentëve dhe profesorëve të universitetit, të cilët e mbrojten vatrën e tyre të diturisë me armë në dorë. Dhe prej tyre shumë  ranë dëshmore.

 

KONTRIBUTET NË FINANCAT ISLAME..

 

Në vitin 1998 themeloi komisionin përgatitor për kongresin ndërkombetar të Bankave Islame. Ashtu sikurse luftoi me shpirt për arritjen e suksesit të projekteve të para Islame te financave. Ku nxiti popullin në perkrahjen e tyre.


Shkroi librin "Shkenca e Embrionologjisë dhe Kurani"
Shkoi gjithashtu "Argumentat e Pejgamberit dhe Mrekullite e tij a.s'
Shkroi gjithashtu " Problemet dhe devijimet e sekteve"

 

VITET 2000


-Ka me dhjetra studime shkencore me të cilat morri pjese në kongrese të ndryshme botërore të shkences. Në fushat e studimit te Oqeanologjisë, Erërave, Embrionologjisë, sëmundjeve të kohëve moderne, si diabeti, verdhëza, dhe AIDS

 

Themeloi Organizaten Dijetaret e Dijetareve dhe u zgjodh presidenti i saj deri në fund të jetes se tij.

 

ZBULIMI I FAMSHËM 

 

Në vitin 2011 Zindani fitoi patentën për prodhimin e Ilaceve me bimë medicinale, nga Organizata Boterore e Posedimit të Patentave dhe të drejtës së Autorit.
Po ne ate vit publikoi ne Faqen e kësaj organizate, studimet e tij novatore në fushat e mjekësise. Në vitin 2023 në një vizitë nga një delegacion i dijetarëve të mëdhenj të botës Islame dhe nga Unioni Boteror i Dijetarëve Musliman, iu dha titulli: IMAMI I DIJETARËVE

 

POZICIONET E LIDERSHIPIT


-Perfaqesuesi i Jemenit në Ligen e Botes Islame.
-President i Universitetit Al Iman.
- Antar i keshillit Presidencial të Jemenit
-Zv. Kryetar i Keshillit Presidencial
-Zv. Minister i Edukimit
-Kryetar i Këshillit Kombetar të partisë Islame ISLAH
-Kryetar i Organizatës së Dijetareve të Jemenit.
-Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Mrekullive Shkencore në Kuran.
-Antar themelues i Unionit Botëror të Dijetareve Musliman.

 

VEPRAT SHKENCORE TË ABDULMEXHID ZINDANIT:

 

-Shkenca e Embrionologjisë dhe Kurani e Suneti
- Zona e Bashkimit të Ujrave dhe Lumenjve në Det.
-Themelimi i Shkencës së Mrekullive Kuranore
- Sektet dhe devijimet e tyre.
- AI ESHTE I VËRTETI
- Libri i Imanit
- Libri i Teuhidit. 7 vellime
- Argumentet e Pejgamberit dhe Mrekullitë e tij.
- Drejt Besimit
- Rruga e Besimit
- Mësimi i obligimeve Islame

 

Solli ne Shqip, me pak ndryshime, nënesi i tij: Eduart Hekuran Thartori

XS
SM
MD
LG