Lidhje


Tre libra modest në formë të një ‘Trilogjie’…

Nga:Hoxhë Sali Shasivari
 
 
Pas një hezitimi shumë të madh dhe shumë të gjatë në lidhje me përmbledhjen për botim të disa ‘qëndrim-shkrimeve’ të mia modeste, dhe, me insistimin e disa miqve dhe dashamirëve, më në fund e binda vehten dhe iu rreka një pune të mundimshme dhe të gjatë për gjurmimin, grumbullimin, përmbledhjen, dhe rradhitjen e këtyre ‘qëndrim-shkrimeve’, edhe atë, nëse jo për ndonjë vlerë të veçantë shkencoro-letrare, së paku, si një ‘dëshmi historike’ në lidhje me qëndrimin tim personal përkitazi me ngjarjet më të rëndësishme të cilat e kanë përshkuar qenien time përgjatë rrugëtimit tim jetësor më se tre-dekadësh…
 
Dhe, ja, falë Zotit, këto tre libra modest të kësaj ‘Trilogjie’ e panë dritën…
 
 
Këto ‘qëndrim-shkrime’ paraqesin ‘Manifeston’ e ideve të mia të deritanishme modeste, të cilat reflektohen qartë në këtë ‘Trilogji’, edhe atë:
 
1. “Qëndrime ‘Në Kohë’” (Mbi Njerëzimin dhe Njerëzoren)
2. “Reflektime mbi Krizën ‘Covid-19’” (Mbi Islamin si Fe dhe Alternativë)
3. “110 Vite Pa Shqipërinë” (Mbi Paradokset Shqiptare si dhe ‘Rrugën’ Drejt Rimëkëmbjes)
 
 
Librat në fjalë mund të gjehen te SH.B. “Furkan-ISM” në Shkup.
 
 
Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj nga zemra të gjithë ata që më Frymëzuan, më Përkrahën, më Inspiruan, dhe më Motivuan; si dhe, Botuesin, Kryeredaktorin, Lektorin, Korrektorin, Dizajnerin & Përgatitësin Kompjuterik, Shtëpinë Botuese, dhe Donatorët (të cilët përkrahën materialisht botimin e këtyre librave); Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij.
 
 
Dashtë Zoti që këto libra modest të jenë të dobishëm…
 
 
 
XS
SM
MD
LG